Connect with us

Sport

Cungu në “Sport Time”: Eliminimi nga Europa, i hidhur, ja rivalët për titull

Publikuar

më

Në pritje të vendimit përfundimtar për nisjen e kampionatit, skuadrat e Superiores po ngrohin motorët për të qenë në formë optimale në javën e parë të kampionatit. Trajneri i Laçit, Armando Cungu, në lidhjen “live” me “Sport Time”,  e pranon se skuadra e tij ndoshta do ta kishte qenë në formë më të mirë pas përfundimit të përvojës europiane.

“Nuk është e lehtë të punosh në kushte të tilla, për të motivuar futbollistët apo të punosh në stërvitje. Edhe sezoni i kaluar nuk ishte i zakonshëm. Ne, që morëm pjesë në Europë, mund të ishim në formë shumë të mirë për kampionatin. Megjithatë duhet të sakrifikojmë, kur bëhet fjalë për të mirën e futbollit.”

Objektivat e Laçit: Nuk preferoj të flas me fjalë të mëdha, llogaritë bëhen në fushë. Klubi ka investuar shumë, në të gjithë presim një Laç tjetër, më konkurrues dhe më të fortë sa u përket rezultateve. Për titullin na vjen natyrshëm. Sezonin e kaluar ishim shumë mirë dhe bëmë paraqitje dinjitoze ne Europë. Objektivi im është ndeshja e parë dhe të shikojmë njëra pas tjetrës.

Prurjet te Laçi: Nuk e kam problem presionin, pasi vetë jeta është presion. Kur vijnë shumë lojtarë, është normale që iu duhet kohë për t’u futur në mekanizmat e skuadrës. Besoj se jemi në rrugën e duhur, lojtarëve të rinj u duhet më shumë kohë, të jemi realistë.

Rivalët e Superiores: Nuk mund të them emra, por mendoj se ata që ishin në Europë do të jenë përsëri konkurrues. Vllaznia është përmirësuar nga sezoni i kaluar. Apolonia është me djem të rinj, që do kërkojnë të shkëlqejnë për të dalë në skenë. Mendoj se ekipet që ishin në Europë, do jenë rivalë për titull.

Eliminimi nga Europa League: Koha është ilaçi më i mirë. Do të mbetet një moment i hidhur në gjithë karrierën time. Ishin shumë afër kualifikimit, madje deri në minutat e fundit ishin ne të kualifikuar, por fati nuk ishte me ne. Kjo u ka ndodhur edhe ekipeve të mëdha. Nuk do ta harroj kurrë atë moment.”

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri23 minutes ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme27 minutes ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme32 minutes ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni1 hour ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni1 hour ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota1 hour ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni3 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri3 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

Maqedoni3 hours ago

Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

Kosovë3 hours ago

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)

NA NDIQ NË FACEBOOK