Sport
City nuk heq dorë, kërkon të transferojë falas Lionel Messin

Messi ishte shumë afër largimit nga Barcelona këtë verë, dhe kandidati kryesor për transferimin e tij ishte Manchester City, por katalanët penguan daljen e tij, përcjell lajmi.net.
Barcelona kërkoi 700 milionë euro për shërbimet e Messit, sa është edhe klauzola e argjentinasit.
Messi u pajtua të qëndrojë për të kompletuar kontratën e tij që skadon verën e ardhshme, por publikisht ka shfaqur pakënaqësitë.
Vera e ardhshme do të jetë koha kur Manchester City do të tentojnë transferimin e argjentinasit si lojtar falas në ‘Etihad Stadium’./Lajmi.net/






















