Sport
Cilat janë risitë dhe mungesat në listën e Kosovës, për ndeshjet e tetorit

Kosova udhëton në Maqedoninë Veriore për gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, me këtë ndeshje që merr të gjithë vëmendjen.
Gjithsesi, Dardanët luajnë edhe dy ndeshje të tjera, me Slloveninë dhe Greqinë.
Për këto ndeshje, selektori Bernard Challandes tashmë ka publikuar emrat e ftuar.

Në listë ka një risi. Florian Loshaj është ftuar për herë të parë me grupin, shkruan lajmi.net.
Ai me shumë gjasë edhe do të debutojë me skuadrën kombëtare gjatë këtyre ndeshjeve të tetorit.
Listës së kombëtares A i është shtuar edhe Lirim Kastrati, duke ardhur kështu nga U21 e Dardanëve.
Mungesë e madhe për kombëtaren e Kosovës është Milot Rashica, anëtari i Werder Bremen, i cili vuan nga një lëndim.
Bernard Berisha është tutje një nga emrat që vërehet t’i mungojë listës, pas një kohe të gjatë.
Në listë pritej të ishin edhe emra si Zymer Bytyqi apo Ylldren Ibrahimaj, por selektori nuk vendosi kështu.
Mbetet të shihet se si Challandes do të bëjë me gjithë këta lojtarë në këto tri ndeshje të vështira. /Lajmi.net/






















