Sport
CIES: Mbappe futbollisti më i vlefshëm në botë, ja kush vjen pas tij

Çmimi i lojtarëve vendoset në bazë të një algoritmi tashmë të njohur. Aty merrem parasysh cilësia e lojtarit, kohëzgjatja e kontratrës, liga dhe klubi ku luan.
Lojtari më i shtrenjtë është Kylian Mbappe, që vlen 259 milionë euro, përcjell lajmi.net.
I dyti është Rahem Sterling, me vlerë 194 milionë euro, ndërsa në vendin e tretë Jadon Sancho, me 179 milionë euro.
Trent Alexander Arnold vlen 171 milionë dhe Marcus Rashford, 152 milionë euro.
Pas kësaj mund të vërejmë se në pesë më të shtrenjtët janë katër futbollistë anglezë.
Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo që dikur kanë dominuar botën e futbollit për shumë vite, janë larg majave.
Messi tani vlen 100 milionë euro, duke u renditur i 21-ti, ndërsa Ronaldo në vendin e 70-të, me vlerë 62 milionë euro./Lajmi.net/






















