Connect with us

Lajme

Çfarë i ka thënë Gashi – Zaevit? / A mund të bëhet Alternativa pjesë e qeverisë!

Publikuar

me

Kryetari i “Alternativës”, Afrim Gashi, hodhi poshtë mundësinë që partia të cilën e drejton ai të bëhet pjesë e Qeverisë së Zoran Zaevit, shkruan gazeta LAJM.

Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, Gashi tha se, as Trampi dhe as Putini nuk mund t’i bëjnë presion që të futen në qeverinë aktuale. Ai tha se “Alternativa” mund të bëhet pjesë e qeverisë vetëm nëse mbahen zgjedhje të reja.

“Morali politik është shumë i rëndësishëm. Mua më kanë votuar edhe simpatizantët e Aleances por edhe ata të Alternatives. Momentalisht, nuk ka asnjë ofertë prej asnjë partie për të marrë pjesë në qeveri, por edhe po te kete kjo nuk do te ndodh. I kam thëne edhe Zaevit në një takim që nëse pak më njeh, nuk duhet ta hap këtë temë”, u shpreh Gashi. Më tej, ai tha se nuk informata që ndonjë deputet nga koalicioni Aleanca&Alternativa të ketë shprehur deshirë për tu bërë pjesë e qeverisë aktuale.

“Edhepse ka pasur ofertë me para për një deputet para formimit të qeverisë për tu bërë pjesë e saj, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Duhet që të bie qeveria të shkojmë në zgjedhje të reja dhe të behemi pjesë e qeverisë. Edhe Trampi, edhe Putini me ardhë nuk munden me më bë presion”, tha Gashi gjatë brifingut të sotëm me gazetarët./Gazeta LAJM

Advertisement
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com