Connect with us

Sport

Ceferin: Jemi kundër krijimit të Superligës Europiane, formati aktual është ok!

Publikuar

me

Presidenti i UEFA-s Aleksander Ceferin ka hedhur poshtë zërat që kanë qarkulluar sëfundmi në media për krijimin e Superligës Europiane, duke nënvizuar se qeveria e futbollit europiane është kundër krijimit të këtij kompeticioni.

“Ne e kemi bërë të qartë në disa raste se UEFA është plotësisht kundër krijimit të një Superlige. Parimet e solidaritet dhe promovimit nuk janë aspak të negociueshme. Ky sistem që kemi e bën futbollin europian që të funksionojë dhe Champions League kompeticionin më të fortë në botë”, shpjegoi presidenti në një deklaratë zyrtare.

Deklaratat e fundit të ish-presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu se klubi katalanas ka pranuar të jetë pjesë e Superligës Europiane, kanë vendosur në lëvizje edhe FIFA-n që ka dalë me një deklaratë duke nënvizuar se nuk është në dijeni për asgjë lidhur me këtë kompeticion të ri europian.

“FIFA nuk është në dijeni të ndonjë marrëveshjeje. Siç e thamë dhe javën e kaluar, kompeticioni i ashtuquajtur Superliga Europiane shfaqet herë pas herë në media të ndryshme dhe FIFA nuk dëshiron të komentojë për këtë. Tashmë ka struktura institucionale të futbollit të mirë themeluara, të cilat mund të merren me këtë çështje”, shkruhet në deklaratën e qeverisë së futbollit botëror.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com