Sport
Carragher këshillon Liverpoolin të transferojë Upamecanon

Virgil van Dijk ka pësuar një lëndim të rëndë në mesjavë, në ndeshjen kundër skuadrës së Everton.
Lojtari holandez do të mungojë 6 deri në 8 muaj. Ish kapiteni i Liverpool, Jamie Carragher ka këshilluar skuadrën që të nis tentimet për Dayo Upamecano.
“Një qendërmbrojtës duhet të jetë blerja e madhe e radhës nga Liverpool, po flas për verën tjetër”, ka thënë Carragher, transmeton lajmi.net.
“Por, është Dayot Upamecano, një profil i shkëlqyer. Duhet paguar para shtesë dhe të transferojnë atë më 1 janar”, ka shtuar anglezi.
“Kjo do të thotë se do të kalojmë vetëm 11 ndeshje pa Virgil van Dijk”, ishin fjalët e Carragher, i cili aludon se Van Dijk e Upamecano janë shumë të ngjashëm.
Te Liverpool janë shtuar problemet pasi edhe Joel Matip është lënduar. /Lajmi.net/






















