Sport
Capello: Interi një skuadër për t’u mposhtur në Serie A

Kështu ka deklaruar Fabio Capello, ish trajneri i Juventusit dhe Real Madrid.
Trajneri legjendar italian u ka kërkuar futbollistëve gjithashtu të jenë më të përgjegjshëm, për të evituar rastet me COVID-19.
“Unë kam besim se sezoni do të përfundojë normalisht”, ka deklaruar Capello për mediet në Itali, përcjell lajmi.net.
“Së pari, ne duhet të kuptojmë se jemi pak më të kujdesshëm sesa është dashur të jemi. Ne humbëm vëmendjen kur rastet u ulën”.
“Unë u them lojtarëve se ata duhet të jenë më të përqëndruar se kushdo tjetër, dikush qartë nuk ishte aty. Ata duhet të kuptojnë që ky sezon është më i ndryshëm nga të tjerët”.
Duke folur për favoritët për titull në Serie A, Capello ka përmendur Interin.
“Ata nuk i shitën ata që donin dhe kanë dy ekipe tani. Do të thotë se ata do të jenë jashtëzakonisht konkurrues”, ka deklaruar Capello.
“Me pesë zëvendësime, Conte mund të ndryshojë rrënjësisht ekipin, dy zëvendësime tjera mund të ndihmojnë trajnerin gjithashtu gjatë javës. Të gjithë do të stërviteshin me më shumë energji dhe lumturi, sepse e dinë se kanë më shumë shanse për t’u përfshirë”./Lajmi.net/






















