Kosovë
Bulliqi i VV-së harron Çakorrin e Zhlebin: Shpërthen në gëzim pas caktimit të zgjedhjeve në Podujevë

Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shpejtuar të shpreh gëzimin e tij për caktimin e datës së zgjedhjeve në këtë komunë.
Ai duket se ka harruar çështjen e shumëdebatuar të demarkacionit me Malin e Zi, i gatshëm për t’i hyrë aventurës për të fituar garën për komunën që udhëhiqej dikur nga Agim Veliu.
“Zgjedhjet në Komunën e Podujevës mbahen më 29 nëntor. Nga 29 nëntori qytetarët do të frymojnë më lirshëm sepse Erdhi Dita për Komunën! Urime gjithë qytetarëve” – ka shkruar ai.
Kujtojmë se kolegu i z.Bulliqi, Florim Isufi, kishte dhënë dorëheqje nga komisioni për korrigjimin e demarkacionit pikërisht gjatë Qeverisë Kurti, e madje në atë dorëheqje kishte përfshirë edhe vetë Bulliqin si kryetar.



















