Kosovë
Bosch: Lajçaku duhet të bëjë disa detyra shtëpie sepse Serbia duhet ta ndryshojë Kushtetutën

Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bosch, ka kritikuar të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, i cili tha se “Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën sepse nuk është Bibël”.
Sipas tij, i cili përmend edhe një deklaratë të ish-kryenegociatores, Edita Tahiri, është Serbia ajo që duhet ta ndryshojë Kushtetutën.
“Nuk mund ta imagjinoj që një diplomat i nderuar si Lajçaku, në cilësinë e të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian, i ka kërkuar Kosovës të ndryshojë Kushtetutën në mënyrë që të bëjë të mundur Asociacionin. Siç e tha me të drejtë, Edita Tahiri, Serbia është ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën pasi në aneksin e rezolutës 1244 thuhet se për Kosovën situata e vitit 1989, entiteti autonom, përsëri është e vlefshme. Me gjasë Lajçaku duhet të bëjë disa detyra shtëpie”, shkroi Bosch.




















