Connect with us

Kosovë

Borrell: Dialogu në Bruksel, thelbësor për rrugën evropiane të Serbisë dhe Kosovës

Publikuar

me

Ministri i jashtëm i BE Josep Borrell tha se pjesë të dokumentit të nënshkruar nga përfaqësuesit e Serbisë dhe Kosovës në Uashington në fillim të shtatorit, “bazohen në angazhimet e mëparshme të bëra nga të dy palët në dialog” dhe mund të japin një “kontribut të dobishëm” për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme”.

Duke iu përgjigjur një pyetje me shkrim nga eurodeputetët e BE mbi marrëdhëniet e politikës BE-SHBA, dialogun Serbi-Kosovë, por edhe mbi “pavarësinë e zërit të BE në Ballkan”, Borrell theksoi se si presidenti serb ashtu edhe kryeministri i Kosovës, në vizitat e fundit në Bruksel kanë theksuar se ato i japin përparësi integrimit evropian dhe dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

“Dialogu i sponsorizuar nga BE është një element kryesor i rrugëve të tyre evropiane,” tha ai.

Në përgjigje të një pyetje parlamentare, Borrell shtoi se udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë zotuar të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të siguruar harmonizimin e mëtejshëm me BE në përputhje me angazhimet.

.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com