Kosovë
Bllokohet rruga afër AKI’së, dyshohet se ka një mjet shpërthyes në një veturë (FOTO)

Sipas informacioneve të siguruara nga Gazeta Express, bomba dyshohet të jetë afër objektit të institucionit më të lartë të sigurisë në vend.
Deri më tani zyrtarisht nuk kanë folur nga policia e Kosovës. Megjithatë, shkaku i aksionit është mbyllur një pjesë e rrugës afër AKI’së derisa forca të policisë janë parë edhe te kazerma e FSK’së që gjithashtu është rrethuar me shirita.























