Connect with us

Lajme

Bllokohet autostrada Shkup-Tetovë, protestuesit nuk pajtohen me shtrenjtimin e rrymës (VIDEO)

Publikuar

Sonte protestuesit kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike, kan bllokuar autostradën Shkup-Tetovë.

Sonte është hera e tetë me radhë ku protestuesit në shenjë revolte bllokojnë magjistralet në vend.

Ndryshe, protestat në forma të ndryshme kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike kanë filluar prej muajit gusht, si kundërpërgjigje ndaj vendimi të Komisionit Rregullator i Energjetikës (KRRE) për të rritur çmimin e energjisë elektrike.

Lajmi për rritjen e çmimit të rrymës u prit me reagime të ashpra në opinion, si rezultat i së cilës erdh edhe ideja për të protestuar. Sipas autoriteteve, me çmimin e ri, nëse keni faturë 1.500 denarë, duhet të paguani 100 denarë më shumë.