Connect with us

Lajme

Biznesmeni në Durrës po ngre hotel mbi themelet e një lokali

Publikuar

Mbi themelet e një bar-kafeje po ndërtohet një hotel! Dosja.al ka mësuar se në shëtitoren “Taulantia” në Durrës, po ndërtohet një hotel, mbi baza tepër delikate. Pronari i lokalit në fjalë, ka menduar që sezoni i ardhshëm veror ta gjejë me një hotel, pavarësisht rrezishmërisë që mund të ketë një godinë e ndërtuar, në mënyrë kaq të paplanifikuar.

Dosja.al ka siguruar edhe fotot e hotelit në fjalë, që ka nisur tashmë ndërtimin. Bar-it i është shembur godina, por themelet janë ruajtur, me idenë, për të mbajtur disa kate më shumë sipër.

Nuk dihet saktësisht se sa kate është planifikuar të jetë godina, por duke patur parasysh tokën e një bregdeti, nuk ka themele të forta, për tu bërë ballë surprizave të natyrës. Me siguri, nëse Durrësi, do të përballet me një tërmet i dytë, ky hotel, do të jetë një nga të shumtët që do të bjerë në tokë, dhe në rastin më të mirë, mund të lërë njerëz të plagosur rëndë.

A nuk ka marrë Durrësi mësim nga abuzimet me ndërtimet pas ngjarjes së 26-nëntorit?

NA NDIQ NË FACEBOOK