Connect with us

Lajme

Biden shkeli në minë politike mbrëmë në debatin me Trump: Do të mbyllim industrinë e naftës

Publikuar

Gabim i madh ky konsiderohet nga analistë politikë në SHBA nga ana e Joe Biden, që veç është i rrethuar me skandalin me korrupsionin e të birit Hunter, ku mund të implikohet edhe ai, me gjithë përpjekjet e medias dhe rrjeteve sociale aleate demokrate për ta heshtur atë. Një tjetër gabim i Biden ishte kur deklaroi se Amerika ishte ‘ide që nuk u arrit asnjëherë’ që thënë troç është ofenduese për shumë amerikanë, për dallim prej Trump që me mburrje është krenar me trashëgiminë amerikane dhe promovon patriotizëm, transmeton Gazeta Metro.

Një gabim i madh i Biden, ishte ky i mbrëmshmi i Biden gjatë debatit të fundit mes kandidatëve për president amerikan. ‘Po, unë do të bëj tranzicionin nga industria e naftës’ tha Biden. Kur u sfidua edhe një herë nga Trump që të përsëriste këtë Biden e konfirmoi.

Trump nuk e lëshoi rastin e ju drejtua amerikanëve me paralajmërimin se Biden do të “shkatërroj industrinë e naftës” e ju drejtua drejtpërdrejtë shteteve ky vota elektorale do të përcaktoj presidentin “e dëgjuat ju në Pensilvania, ju në Oklahoma e dëgjuat?”

Biden u arsyetua se industria e naftës është ndotësi i madh i ambientit me një përpjekje të zakonshme të të majtës që ta paraqesin industrinë e naftës sikur babëzia industrialistëve po shkatërron botën duke e ndotur. Këto pretendime nuk po kalojnë aq lehtë tanimë pasi të dhënat tregojnë qartë se shtetet e zhvilluara perëndimore nuk janë ndotësit më të mëdhenj, janë Kina dhe India, të cilat nuk janë asnjëherë shënjestër e të majtëve në mbrojtje të ambientit.

Biden akuzoi edhe një herë Trump duke thënë se ai e subvencionon industrinë e naftës duke anashkaluar atë të energjisë së ripërtërirë, që e mohoi Trump, duke shtuar se ju ka dhënë.

Kjo ‘deklaratë e madhe’ do t’i kushtoj Biden mjaft tek klasa punëtore amerikane.

Mjaft njerëz reaguan gjatë debatit dhe njeri prej tyre ishte edhe guvernatori i Texas, Greg Abbott, që tha se Biden që sapo ‘u tranzicionua nga Texas dhe pagat e shumë familjeve punëtore të Texas’.

Mollie Hemingway gazetare dhe analiste politike shkroi në Twitter se “Ekipi i Biden po punon jashtë orari për të thënë se gabimi më i madh i Biden- kur tha se dëshiron t’i jap fund industrisë së naftës- nuk është ndonjë gjë dhe a nuk është kjo ajo që e mendojmë të gjithë ne? Industria e naftës është prej industrive më të mëdha të në vend dhe posaçërisht në disa shtete kyçe” shkroi Hemingway.

Trump ka hequr shumë rregullore dhe ndalesa të imponuara nga administrata e Obamës në tetë vitet në pushtet që kufizonin biznesin dhe prodhimin industrial. Këto industri dhe shtetet që i kishin vuajtur nga to rregullore pasi prodhimi industrial ishte transferuar jashtë Amerikës në kërkim të kushteve më të lira të punës. Masat e Trump e kanë rritur ekonominë në mënyrë të paprecedent që nuk ishte parë me dekada në SHBA, deri në pandemi gjithsesi. Kjo gjithsesi është përparësia e Trump, duke parë edhe në sondazhe ekonomia është kryesorja për votuesin amerikan. Për Biden është pengesë e madhe, e që shmanget zakonisht duke u përqendruar në pandeminë dhe menaxhimin me të nga administrata e Trump, duke e fajësuar atë për krizën. Biden është nën sulm për planin e tij ekonomik pasi planifikon të rrisë taksat për amerikanët, që në kombinim me taksat federale dhe ato të shteteve, në disa shtete do të shkonin në 63 % të të hyrave të amerikanëve. Gjëja e parë që kishte bërë administrata dhe Kongresi i republikanëve të Trump ishte ulja e taksave në SHBA, që ishte njëra prej shtysave të rritjes ekonomike në SHBA.

Ish presidenti Obama që ishte njëri prej liderëve më të popullarizuar më 2009’n kur u inaugurua si president, në 2017’n nuk ishte më. Demokratët që nuk e kishin më Obamën për t’u fhsehur pas figurës së tij nuk mund të fshehin më se poltika e tyre ekonomike kishte shkaktuar stagnim dhe kandidatët demokratë nuk e kishin as karizmin e Onamës nuk kishin politikë të re ekonomike. Hillary Clinton kishte shfaqur përçmim për klasën punëtore industriale amerikane kur i kishte quajtur ‘të mjerë’ dhe si përgjigje për vendet e punës që ishin zhdukur i kishte këshilluar ‘të mësonin të programonin’.

Biden nuk e kishte si problem këtë të qenit një nga elita e bregdetit, të cilët përbuzin Amerikën e mesme dhe religjioze, fillimisht. Biden gjatë fushatës është afruar shumë me të majtët e Bernie Sanders, që e thotë hapur se është socialist. Megjithëse paraqitet si demokrat i qendrës gjatë fushatës nuk po mund t’i ikë asaj që plani i tij ka shumë të përbashkëta me socialistin Sanders, e nga vet demokratët e moderuar ai vazhdimisht pyetej nëse edhe ai është socialist, që e tërbonte Biden.

Sa i përket snobizmit elitar të bregdetit Joe Biden, nuk i shpëtoi këtij stigmatizimi, pasi ju kishte thënë komunitetit afrikano-amerikanë se nuk janë të tillë nëse nuk votojnë për demokratët. Deklaratë tërësisht e papërshtatshme, mund të thuhet së paku. Jo shumë kohë më parë ai kishte thënë se votuesit nuk meritojnë të dinë për planet e tij për gjyqësorin, kur ishte pyetur nëse demokratët do të shtonin vendet në gjykatën supreme të SHBA’së. Kjo ishte reagim i gabuar që u shfrytëzua nga konservatorët amerikanë që e kanë prioritet mbrojtjen kushtetutës amerikane në origjinalitetin e saj. Biden kishte thënë këtë javë se ka plan të jo vetëm të shtimit të gjykatësve në Supreme, por për reformim total të gjyqësorit.

E fundit në debatin e mbrëmshëm që ishte vërejtur si gabim i Biden ndoshta ishte injorimi i Obamës – që të mërkurën kishte dalë në fushatë për të – kur ishte sfiduar për politikat e administratës Obama e ai u përgjigj se “unë isha zëvendës president atëherë. Gjërat do të ndryshojnë kur të pyetem unë.” Më parë ishte raportuar se as kampi i Obamës nuk ishte aq entuziast për Joe Biden vet si kandidat, madje përflitet se Kamalla Harris nuk ishte zgjedhja e parë e Biden për zëvendës presidente eventuale, por ishte imponuar nga ky kamp politik i të majtëve brenda demokratëve. Obama ishte raportuar të ketë thënë për mikun e tij se ‘nuk duhet nënçmuar aftësinë e Joe për të djallosur gjërat’

.

NA NDIQ NË FACEBOOK