Connect with us

Sport

Bernard Challandes prezent në ndeshjen e Kosovës U21

Publikuar

Kosova U21 po përballet me Austrinë, në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian.

Në këtë ndeshje, një vend në tribuna ka zënë edhe selektori i kombëtares A së Kosovës, Bernard Challandes, shkruan lajmi.net.

Challandes do të përcjell ndeshjen dhe varësisht nga paraqitja mund të afrojë ndonjë nga lojtarët për dy ndeshjet e radhës te kombëtarja A.

Eris Abedini është emri që ka gjasat më të mëdha për t’iu bashkuar grupit.

Mbetet të shihet se çfarë do të observojë Challandes nga ky takim i U21. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK