Sport
Bernard Berisha fenomenal, dy gola dhe asist në suksesin e Akhmat Grozny-t


Bernard Berisha po përjeton një moment fantastik në radhët e Akhmat Gorzny-t në kampionatin rus. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, i cili u bë “mollë sherri” mes gazetarëve e specialistëve të futbollit dhe trajnerit Bernard Challandes (nuk e grumbulloi te “Dardanët” që pas humbjes me Greqinë), ishte thjesht më i miri për ekipi ne tij në fitoren 3-1 ndaj Ufas, skuadrës që mbyll klasifikimin në kampionatin rus.
29-vjeçari bëri thuajse gjithçka vetë për këtë sukses të Akhmat Grozny-t: fitoi një 11-metërsh që e shndërroi vetë në gol, asistoi Ilijin për golit e dytë të skuadrës së tij dhe realizoi të tretin për rezultatin përfundimtar 3-1. Praktikisht, njeriu i ndeshjes.






















