Connect with us

Lajme

Berisha pa doreza rrëfen gabimin e madh që bëri në vitin 1996-97 me..

Publikuar

me

Gjatë bilancit si politik në 30 vite karrierë Sali Berisha deklaroi edhe një herë se gabimi i tij ka qenë lejimi i fajdeve në vitin 1995-1997. Gjatë emisionit “HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU” Berisha dha sqarime që pavarësisht kësaj një përgjegjësi kishin dhe institucionet e huaja që nuk e njoftuan.

Ndërkohë lidhur me informacionet që kishte dërguar nga Guvernatori Kristaq Luniku, Berisha tha se ai ishte gabim për faktin se Luniku kërkonte që firmat rentiere të ktheheshin në banka që do të thoshte se ishte një gabim i rëndë.

-Një gabim tragjik, një gabim të rëndë, ishte lejimi nga ana e qeverisë dhe e Partisë Demokratike dhe e Presidentit të asaj kohë të firmave piramidale. Ndonëse, i rikujtoj shqiptarët se ne i paditëm ata në gjykatë dhe ata fituan gjyqin me pretekstin se fajdet janë të parashikuara në çdo kod civil të botës. Ne nuk kishim mekanizmat financiare mbrojtëse për tregjet financiare jo bankare dhe pësuam një krizë shumë të thellë për të cilën komunistët rrëmbyen armët, organizuan një rebelim pothuaj të armatosur.

-Sa ishte ky gabim?

-Masa ishte se u lejuan. Lejimi. Ky është një gabim i rëndë, padiskutim. Domethënë, vërtet ne i çuam në gjykatë dhe ata e fituan gjyqin, por përsëri mendoj unë përpjekje shumë më të mëdha duheshin bërë për t’i bllokuar me një ligj të veçantë. Në mënyrë absolute deri në vitin 1996 asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka shprehur shqetësimin më të vogël. Ne kemi filluar së bashku me fondin hartimin e ligjit për bllokimin e tyre pasi i kishim ndaluar me një ligj parlamenti. Ne na thuhej nga institucionet ndërkombëtare se këto janë fenomene, janë dukuri që shfaqen në rritje të shpejtë dhe na thuhej “ja se dhe Izraeli i ka, edhe ky vend i ka, edhe ai vend i ka”. Nuk njihnim ne skemat e Pollsit  të jemi të hapur, nuk kisha as unë dhe as ata që më rrethonin mua.

Guvernatori Kristaq Luniku?

-Ju falenderoj që e thatë, por çfarë propozimi bënte guvernatori. Guvernatori propozonte t’i rikthenim në banka. Çka do të thotë se guvernatori kishte zero ide dhe njohuri për të vërtetën e tmerrshme të këtyre skemave. Më tragjikja, do ishte nëse ato skema shtroheshin në banka. Dhe guvernatori i ngriti shqetësimin në janar të vitit 1996, më nisi mua shkresën, por Guvernatori kërkoi dhe propozoi si rrugëdalje shndërrimin e tyre në banka. Gjë e cila ishte katastrofë.

-A ndjeni përgjegjësi për atë që ndodhi në vitin 1997. U thërrmua shteti shqiptar, u shpartallua ushtria, u shpartallua gjithçka dhe ky është rast unikal në gjithë historinë jo vetëm të Shqipërisë, por të historisë moderne botërore?

-Unë prandaj pranoj gabimin e skemave. Por nga ana tjetër nuk besoj se shteti u ngrit kundër shtetit. Ishte një forcë politike që rrëmbeu armët, u bashkua me bandat. Ishte Partia Socialiste. A u transferua shtabi i saj? Ne po i bllokonim njëra pas tjetrës. U rrëmbyen armë, u futën armë nga jashtë, u liruan të burgosur si Zani Çaushi nga burgjet e Greqisë dhe vendeve të tjera dhe u futën në Shqipëri. U bë shtabi luftarak i PS. Këto janë të vërteta. Para qeverisë kishte dy rrugë. Ose të përdorte rrugën e armëve, të kishte gjakderdhje përmasat e të cilës nuk parashikohen, ose të bënte gjithçka për të shkuar drejt zgjedhjeve për të zgjidhur krizën me zgjedhje. Dhe unë mendoj se ne këtë bëmë.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com