Connect with us

Sport

Berisha deklarohet para ndeshjes me Lituaninë

Publikuar

Kuqezinjtë të mërkurën janë mysafirë të Lituanisë, të cilën duan ta mposhtin, pasi ishin befasuar në ndeshjen e parë në Shqipëri.

“Unë mendoj që Lituania luajti shumë mirë në ndeshjen e parë. Taktikisht kanë luajtur shumë mirë dhe na kanë vënë në vështirësi, por ndoshta edhe ne nuk e kemi bërë ndeshjen më të mirë”, ka deklaruar Berisha në konferencë për shtyp, përcjell lajmi.net.

“Megjithatë tani vlen ndeshja e nesërme, ku ne duhet të jemi jashtëzakonisht të përqendruar dhe përgatitur, pasi është një ndeshje kyçe për rrugëtimin tonë”.

Duke folur për ndryshimet te Shqipëria, në krahasim me muajin e kaluar,Berisha është përgjigjur: “Ndeshja kundër Kazakistanit ka qenë ndeshje pozitive, ku kam parë një grintë shumë më të mirë se kundër Lituanisë muajin e kaluar. Megjithatë gjithë çunat e dinë rëndësinë e ndeshjes nesër dhe duhet të japin 110% për të arritur objektivin tonë. Kundër Lituanisë kemi humbur dhe nuk duhet të lejojmë që ata të marrin epërsinë”./Lajmi.net/