Connect with us

Kosovë

Berat Rukiqi reagon pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje në parim: “Më në fund”

Publikuar

Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Projektligji për Rimëkëmbje kaloi me 64 vota për dhe kjo ka gëzuar Qeverinë por edhe qytetarët e Kosovës të dëmtuar ekonomikisht nga pandemia Covid-19.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ka qenë ndër njerëzit më të ashpër ndaj opozitës dhe deputetëve që nuk e votonin këtë Projektligj për inate politike, shkruan Periskopi.

Rukiqi thotë “Më në fund” derisa falenderoi 64 deputetët që e votuan në parim Ligjin për rimëkëmbje.

Reagimi i plotë: 

Me ne fund.

Ne emer te bizneseve falenderoj 64 deputetet qe votuan ne parim Ligjin per rimekembjen ekonomike.

NA NDIQ NË FACEBOOK