Sport
Befasi në Roland Garros: Wawrinka eliminohet nga tenistit i 228-të në listën e ATP

Gaston ka eliminuar Stan Wawrinkan, pas një ndeshje ‘maratonike’, që zgjati tre orë e 15 minuta.
2-6, 6-3, 6-3, 4-6, 6-0, ishte rezultati në fund të takimit, që i ka takuar Gaston, shkruan lajmi.net.
Në këtë ndeshje, ne pamë pesë sete, ku favoriti pati një fund të dëshpëruar. Gaton është një lojtar tenisi që aktualisht në listën e ATP renditet në vendin e 228-të.
Ndryshe nga ai, Rafael Nadal nuk lejoi surpriza, duke mposhtur Stefano Travaglia 3:0 në sete./Lajmi.net/






















