Kosovë
BE-ja kujtohet për “të zhdukurit”: Lajçak takohet me kreun e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar

Emisari Special i BE’së për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajcak, ka qëndruar sot në zyrat kryesore të Kryqit të Kuq, ku ka takuar kreun e kësaj organizate, Peter Maurer.
Lajçka në njoftimin e publikuar në profilin e tij zyrtar, ka treguar se Maurer kanë diskutuar për çështjen e personave të zhdukur dhe ndërlidhjen e kësaj teme me marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizim.
“Pata një diskutim produktiv dhe inkurajues me Peter Maurer për çështjen e personave të zhdukur në kontekstin e marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim. Roli i Kryqit të Kuq vlerësohet tepër shumë”, ka shkruar Lajcak.
Lidhur me personat e zhdukur është arritur edhe një zotim në Marrëveshjen e Washingtonit më 4 shtator.
Had a productive and encouraging discussion with @PMaurerICRC on missing persons also in the context of the comprehensive normalization agreement. The role of @ICRC is highly appreciated. pic.twitter.com/FSV5waenPo
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 21, 2020




















