Connect with us

Lajme

Basha përplaset me kryeministrin live në studio, Rama: Ik o Lul fli gjumë o zemër!

Publikuar

me

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në emisionin “Opinion”, një dokument për të cilin tha se vërtetonte një tentativë të Lulzim Bashës për të dhënë me konçensionin landfillin e Sharrës, në kohën që ishte Kryetar i Bashkisë së Tiranë.

Basha ka ndërhyrë live në studion e Opinion dhe është përballur me Ramën duke mohuar akuzat

Sipas Ramës, investimi prej 36 milionë eurosh do t’i shkonte më pas privatit dhe ishte i gabuar nga pikëpamja logjike.

“Unë them konçensionin e Lulzim Bashës, i cili është angazhuar në një propzim për Sharrën. Tani vjen letra që i shkon Lulzim Bashës. Dmth faktikisht i bie 30 euro për ton. Propozimi i Lulzim Bashës me një investim kapital prej 36 milionësh dhe pastaj i jepet privatit.”- tha Rama.

E gjitha ajo çfarë ka thënë aty është një grumbull gënjeshtrash. Në vitin 2011, pasi e kishte lënë Tiranën me plehra. Objektivi i dytë ishin të futeshin nën tokë. Qytetarët e Tiranës të mos paguanin asnjë lekë më shumë. Jo nuk është ajoshifra. Qytetarët e Tiranës nuk paguanin asnjë qindarëk.

Rama: Me Vebiun do ti paguaje.

Fevziu: A ka qenë çimimi 30 euro për ton pa TVSH.

Basha: Mos gënje, kjo ishte e gjitha me transparencë dhe leverdisë që do të kishte kryeqyteti i Tiranës, kur kjo përfundoi ti nuk e lejove se kishe këtë plan që po bën sot. Po u merr 75 milionë euro shqiptarëve me një pronar me precedent penal. Ti nuk doje që plehrat të trajtoheshin siç trajtohen në çdo vend normal.

Rama: Po ik o Lul shko fli gjumë. Fli zemër fli!

Bahsa: Kush janë pronarët? Pse nuk e thua? Sot që keni lejuar atë sjelljen të turpshme minimumi mund ti thuash të largohet dhe të mbaj distancë. Kjo shfaqje konfirmon gënjeshtrat. Këto miliona euor i mungojnë shqiptarëve.

Advertisement
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com