Kosovë
Basha: Hajdut. Rama: Lul, ik fli zemër

Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama janë përplasur gjatë përballjes në emisionin ‘’Opinion’’.
Basha tha se qeveria po harxhon lekët për furrat e djegies së mbeturinave në vend që t’ua jepte këto bizneseve që janë rrënuar.
E përgjigja e Ramës ishte e shkurtër, duke e sugjeruar Bashën që të bënte një sy gjumë.
Basha: Në vitin 2011, 11 vjet pasi e kishte lënë Tiranën mes plehrave sic ishte gropa e Hajdin Sejdisë Edi Rama bëri një studim me BB për administrimin e plehrave të Tiranës. Pasi u largua ne bëmë një studim fizibiliteti për të gjetur një zgjidhje të plehrave të Sharrës. Sharra ishte lënë në mjerim për 11 vjet dhe u trajtua me trajtim dinjitoz nga ana jonë kur morën bashkinë. Tirana do kishte kontejner nën tokë.
Rama: O artist, artist (Qesh).
Basha: Ti theve një marrëveshje me qeverinë gjermane… Tirana do kishte kontejner nën tokë. Por ti i vure shkelmin Bankës Botërore. 11 vjet e le Sharrën siç e le, u kujtove kur po ikje. Po shkatërron bizneset. Je hajdut.
Rama: O Lul, shko fli gjumë. Lul, fli gjumë. Fli, habitem. Lul fli zemër, fli gjumë. Ik mos na banalizo tani. Përballja do shihet në zgjedhje.






















