Connect with us

Lajme

Basha bën deklaratën e fort për Jozefina Topallin

Publikuar

me

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i pyetur nga gazetarët për Lëvizjen Politike të Jozefina Topallit dhe sa e dëmton Partinë Demokratike kjo lëvizje, u shpreh se lufta ndaj kësaj qeverie duhet të jetë e pakompromis.

Basha theksoi se në PD është i mirëpritur çdokush që lufton qeverisjen e korruptuar të Edi Ramës.

“Çdokush që do të heqë Ramën është i mirëpritur. Dikush që mundohet të barazojë dikë si Edi Rama që ka shkatërruar Shqipërinë dhe nga ana tjetër një opozitë që ka luftuar përherë, nuk është mund të jetë e drejtë.

Nuk mund të flas dot për figura, sidomos për persona që kanë pasur vlerësim. Kjo është luftë për jetë a vdekje, kush do që të largohet Edi Rama është i mirëpritur nga ne, e kush është me qeverinë dhe korrupsionit të saj, qytetarët po i japin atë që meriton”, u shpreh Basha.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com