Sport
Barcelona dëshiron t’i kthejë tifozët në tribuna për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Ferencvaros

UEFA ditë më parë njoftonte se të gjitha ndeshje që luhen në kompeticionet e saja mund të kenë deri në 30% të tifozëve të pranishëm.
Kjo gjë duket se i ka pëlqyer skuadrës së Barcelonës, e cila është gati të shfrytëzojë këto lëshime për ndeshjen ndaj Ferencvaros, bën të ditur ‘Sport’.
Prania e tifozëve do të bëhej sipas të gjitha rregullave të caktuara nga protokolli shëndetësor, transmeton lajmi.net.
Ndeshja mes Barcelonës dhe Ferencvaros luhet më 20 tetor.
Mbetet të shihet nëse Barcelona do t’i ketë 30% të tribunave të ‘Camp Nou’ të mbushura me tifozë. /Lajmi.net/





















