Sport
Barcelona “bleu” Depay, por La Liga bllokoi transferimin?

E përditshmja katalanase “Sport”, transmeton lajmi.net, shkruan se Barcelona arriti një marrëveshje me Lyon dhe kishte kartën e holandezit, por La Liga bllokoi transferimin.
Gjegjësisht, trupi i menaxhuar nga Javier Tebas nuk lejoi Depay të regjistrohej sepse Barcelona tejkaloi kufirin e pagës të rënë dakord si një masë për të luftuar krizën financiare të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.
26-vjeçari duhej të mbërrinte për pesë milionë euro, plus 10 të paguara përmes bonuseve. /Lajmi.net/





















