Connect with us

Sport

Barca do ta pushojë Messin në fundjavë

Publikuar

Katalanët duhet të zhvillojnë shtatë ndeshje në 21 ditë, dhe gjithçka nis kundër Getafes.

Tri ditë më vonë, ata presin kampionët e Ferencvaros në Ligën e Kampionëve, dhe katër ditë më vonë, luajnë El Clascon e parë, kundër Real Madridit.

Pastaj Barcelona viziton Juventusin në Ligën e Kampionëve, për t’u rikthyer me përballjen kundër Alves.

Dynamo Kyiv dhe Betis do të jenë kundërshtarët e radhës, për ta mbyllur këtë kalendar të ngjeshur kundër Atletico Madrid.

Messi ka luajtur 90 minuta në tri ndeshjet e para të La Ligas, duke shënuar edhe një gol.

Argjentinasi tani është 33 vjeçar, dhe duket lëvizje e mençur ta mbash atë të pushuar për ndeshjet më të rëndësishme./Lajmi.net/