Sport
Barca dëshironte të “vidhte” Alcantaran në minutën e fundit

Mesfushori i Kombëtares së Spanjës, refuzoi rikthimin në ‘Camp Nou’, sepse tashmë kishte arritur marrëveshje me Liverpool.
Sipas medieve, rol kryesor në transferimin e Alcantara në ‘Anfield Road’ ka luajtur trajneri Jurgen Klopp, që ka bindur atë të zgjedh Liverpoolin.
Alcantara u largua nga Barcelona në vitin 2013 për t’iu bashkuar Bayern Munich, ku u bë një nga mesfushorët më të mirë në botë.
Ai këtë verë vendosi të transferohej në Premierligë te Liverpool, dhe Barca provoi ta bindte për rikthim në ‘Camp Nou’ në momentin e fundit./Lajmi.net/





















