Connect with us

Lajme

Azerbajxhani shkatërron edhe 10 tanke të Armenisë

Publikuar

Sipas një deklarate zyrtare, ushtria e Azerbajxhanit i ka shkatërruar dhjetë tanke të Armenisë gjatë operacioneve ushtarake në rajonin e kontestuar, Nagorno-Karabak.

Në bazë të të dhënave më të reja, që nga fillimi i përleshjeve më 27 shtator, ushtrisë armene i janë shkatërruar 260 tanke dhe automjete të blinduara, 277 sisteme raketore dhe artilerike, 60 sisteme të mbrojtjes ajrore, një sistem të mbrojtjes ajrore me raketa me rreze të gjatë, S-300, 11 pika të kontrollit dhe vëzhgimit, tetë depo armatimi dhe 180 kamionë e automjete tjera ushtarake.

Lu*ftimet mes dy vendeve të Kaukazit Jugor filluan më 27 shtator. Raportet mes dy ish-republikave sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur Armenia e kishte pushtuar Nagorno-Karabakun, që nga komuniteti ndërkombëtar njihet si pjesë e territorit të Azerbajxhanit. Disa rezoluta të Kombeve të Bashkuara kërkojnë që forcat armene të tërhiqen nga këto territore, shkruan Anadolu.

Me qëllim të zgjidhjes së konfliktit, OSBE-ja e kishte formuar Grupin e Minskut më 1992, të përbërë nga Franca, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara. Në vitin 1994 ishte arritur marrëveshje për armëpushim. Shumë fuqi botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Rusinë dhe Francën, kanë bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm, ndërsa Turqia ka thënë se Azerbajxhani ka të drejtë për vetëmbrojtje dhe ka bërë thirrje që forcat armene të tërhiqen nga zona e konfliktit.

.

Lajme8 minutes ago

Sonte ndizet Haraçina! Shkëndija prezanton “armatën” e sezonit të ri, tifozët thirren në festën kuqezi!

Lajme11 minutes ago

Shabani: Me lot krokodili nuk bëhet politika, VLEN do të korrigjojë padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Ministrinë e Mbrojtjes

Shqipëri2 hours ago

Siguria në bregdet, Lamallari paralajmëron: Kush rrezikon pushuesit me mjetet lundruese do përballet me ligjin

Lajme2 hours ago

Ali Ahmeti dënon deklaratën e ministres serbe: Retorika për spastrim etnik është e papranueshme dhe çnjerëzore

Lajme3 hours ago

Turqia shënon 10-vjetorin e tentativës së dështuar për grusht shteti! Ulusoy: Sovraniteti i përket kombit

Maqedoni3 hours ago

Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi

Lajme3 hours ago

VLEN: Bekim Sali përfaqësoi vendin mes burrështetasve evropianë në Paris

Kosovë3 hours ago

Zejnulla Gashi sot pranon detyrën e re nga u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj

Lajme4 hours ago

BDI: Në Mbrojtje, 10 nga 10 drejtorë janë maqedonas, alarm serioz për përjashtimin e shqiptarëve nga sistemi i sigurisë

Shqipëri4 hours ago

Përfitoi nga amnistia penale, lirohet nga burgu Rozeta Dobi, pastruesja që vodhi 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares

Kosovë4 hours ago

Gjenden rrjeta ilegale në Ujman dhe disa lumenj, kishin zënë dhjetëra peshq

Maqedoni5 hours ago

Peshevski: Për shumicën e punonjësve, paga mesatare mbetet e paarritshme, jo realiteti i tyre i përditshëm

NA NDIQ NË FACEBOOK