Connect with us

Uncategorized

Azerbajxhani: Armenët, bombardim në qytete dhe fshatra (VIDEO)

Publikuar

Forcat armene bombarduan qytetin Ganja në Azerbajxhan, rajonin Fuzuli në Karabakun e pushtuar dhe fshatrat Agdam dhe Terter, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha se forcat armene vazhduan të sulmojnë qytete dhe fshatra në Azerbajxhan.

“Forcat ushtarake armene nga territori i Armenisë po granatojnë qytete dhe fshatra në Azerbajxhan,” thuhet në deklaratë.

Ministri i Mbrojtjes i Azerbajxhanit, Zakir Hasanov tha se me këto sulme, Armenia po përpiqet të thellojë më tej konfliktet midis dy palëve.

“Qëllimi i sulmeve të kryera nga territori i Armenisë në territorin e Azerbajxhanit është të provokojnë dhe zgjerojnë zonën e konfliktit,” tha Hasanov.

Video:

NA NDIQ NË FACEBOOK