Connect with us

Kosovë

Avokati kërkon lirimin me kusht të Hysni Gucatit nga paraburgimi: Nuk do t’i ofrohet zyrës së OVL-UÇK’së

Publikuar

Pala mbrojtëse e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar që Hysni Gucati të lirohet me kusht nga paraburgimi,.

Njëri nga mbrojtësit ka thënë se gjykatësi duhet të vendos për lirimin e Gucatit, në mënyrë që t’i japë kohë shqyrtimit të kërkesave të paraqitura nga ai për ligjshmërinë e arrestimit.

“Ju z.gjykatës nuk mund t’i trajtoni këto çështje që keni ngritur sot. Është çështja e lirimit me kusht sepse Prokurorisë i është dhënë kohë që t’i përgjigjet kundërshtimeve me shkrim për ligjshmërinë e arrestimit, ndërkohë z. Gucati është dhe do tëmbetet në paraburgim, ndërkohë që pret përgjigjjen e Prokurorisë”, tha avokati.

Ai ka përmendur edhe shumë probleme shëndetësore të Hysni Gucatit.

Avokti i Gucatit ka thënë se do të bëhet një garanci 5000 euro për lirimin me kusht të tij.

“Gucati është i vendosur t’i përmbahet rregullave, Zoti Gucati të mos i afrohet deri në 100 metra zyrës se OVL UCK’së”, ka thënë avokati i tij duke treguar arsyet se pse duhet liruar me kusht Gucati./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK