Kosovë
Avdullah Hoti thotë se nuk e di çfarë informacione ka Thaçi për Asociacionin

Avdullah Hoti, kryeministër i Kosovës ka thënë se nuk i di informacionet e presidentit Hashim Thaçi për planet që të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive, transmeton Periskopi.
‘’S’di cfarë informata ka ky. Por unë s’mbaj takime prapa perdeve. Asnjë herë deri tash s’kemi diskutu asnjë çështje që lidhet me Asociacion me komptetenca ekzekutive. Asnjë fjalë nuk është diskutu as për draftin e statutit të Asociacionit’’, ka thënë Hoti në një debat televiziv.
‘’Presidenti i ka kanalet e veta të komunikimit. Por unë jam kryeministër, dhe fjala ime është e fundit, sa i përket kësaj sepse është e drejta e imja kushtetuese./PERISKOPI/





















