Kosovë
Asociacioni bllokoi dialogun: Lajçak javën e ardhshme vizitë në Serbi e Kosovë për ta zhbllokuar

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, javën e ardhshme do të vizitojë të dy këto vende.
Ky lajm është dhënë nga burime prej Brukselit për agjencinë serbe Tanjug.
Vizita e z.Lajçak vjen pas 12 tetorit, ditë kjo kur pritet të mbahet një takim në Luksemburg i 27 ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve të BE-së – të cilët do të diskutojnë pikërisht për çështjen e dialogut.
Dialogu momentalisht ndodhet në bllokadë për shkak të temës së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – të cilën po e mësyn Serbia e refuzon Kosova. /Periskopi




















