Connect with us

Sport

Asiston Vojvoda, por nuk ka fitore për Torinon as ndaj Sassuolos

Publikuar

Me rezultatin 3:3, skuadra e Torino ka shënuar tjetër ndeshje pa fitore, duke luajtur baras në udhëtim ndaj Sassuolos, shkruan lajmi.net.

Në këtë ndeshje për 62 minuta luajti edhe Mërgim Vojvoda, i cili arriti të regjistronte një asistim.

Ishte pikërish asistimi i Vojvodës në minutën e 33’ ai që ndihmoi Karol Linetty të dërgonte topin në rrjetë për epërsinë e parë të Torinos.

Sassuolo reaguan me anë të Filip Djuricic, i cili barazoi në minutën e 71’.

Por, Torino reagoi edhe një herë, duke shënuar dy gola në dy minuta (78’, 79’), me Andrea Belotti e Sasa Lukic.

Rezultatin final u vendos nga dyshja e Sassuolo, Chiriches (84’) dhe Caputo (85’), të cilët barazuan rezultatin në 3:3.

Torino numëron tashmë pikën e parë këtë edicion në Serie A, kurse Sassuolo shkon në 11 pikë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK