Connect with us

Sport

Ashley Young u dërgua në shtëpi, kishte problem me fytin

Publikuar

Mbrojtësi i krahut, Ashley Young, është dërguar në shtëpi nga stafi mjekësor i Inter, pasi kishte problem me fytin.

Kjo gjë i kishte ndodhur lojtarit pak kohë pasi ka kryer testet për Covid-19, përcjell lajmi.net.

Dje, ‘Nerazzurri’ kanë njoftuar se Young rezultoi pozitiv dhe ai është shtuar në listën e pesë lojtarëve të tjerë me Covid-19.

Alessandro Bastoni, Milan Skriniar, Radja Nainggolan, Roberto Gagliardini dhe Ionut Rady janë të infektuar.

Të gjithë lojtarët pritet t’i mungojnë Interi për ‘Derby della Madonnina’, ndaj Milan. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK