Connect with us

Lajme

ASH reagon për drejtorët: Ejupi i “përjetshëm”, dhëndri i Nevzat Bejtës dhe vëllezërit “gjenial” Besimi!

Publikuar

Në këtë kohë pandemie, kur të gjithë po përballemi me pasojat shëndetësore dhe ekonomike, BDI po i bën kalkulimet e fundit për ndarjen e kulaçit Qeverisës. Për këtë Parti që e ka shndërruar vendin në tirani pak rëndësi ka, pandemia, dhe numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga ky virus famëkeq, ata nuk e çajnë kokë për varfërinë, faturat e shtrenjta të rrymës elektrike, migracionit alarmant.

Shqetësimi i vetëm i kësaj partie edhe në këtë krizë ekonomike vazhdon të ngel “rahatimi” i njerëzve të tyre nëpër pozitat e larta shtetërore.

Kjo parti që po hyn në dekadën e tretë të Qeverisjes e ka humbur sensin dhe ndjenjat politike të funksionimit. Është shndërruar në kompani private dhe pronë e lidershipit për të emëruar funksionar kusar politik, për të vjedhur e për tu pasuruar pa fund, nga buxheti i shtetit dhe nga taksapaguesit e RMV, dhe për mos tu përgjigjur asnjëherë për korrupsionin dhe keqpërdorimet e detyrave zyrtare te funksionareve te tyre.

Ejup Rustemi qe pritet të jetë Drejtor i rrugëve të Maqedonisë, i cili vjen në këtë pozite nga Drejtori Gjeneral i Postave te Maqedonisë, pas dy mandateve te deputetit, është shembulli më i keq i BDI-së qe tregon se kjo parti dallon pak nga partitë komuniste që karakterizohen me kuadro të përjetshëm. Ky drejtor dështak i Postave të Maqedonisë, shtrohet pyetja me çfarë merite e fitoi pozitën E drejtorit te Rrugëve të Maqedonisë?

Po propozimi i Jeton Akikit Drejtori i AEK-ut përndryshe dhëndri i Nevzat Bejtës në ç’mënyre e meritoj këtë pozitë, përveç se është dhëndri i Nevzat Bejtës të cilën partinë e tyre e kanë shndërruar në dinasti për familjarët e tyre?
Po vëllezërit Besimi? Njëri drejtor i përjetshëm i Spitalit të Tetovës dhe tjetri Ministër i të gjitha Ministrive të vendit dhe në fund Ministër i Financave? Çfarë subjekti politik mund të jetë BDI kur veprimtarinë e saj politike e mbështet mbi nepotizmi klasik, duke i pamundësuar kuadrot e rijnë të zhvillohen politikisht? A nuk ka përplasje të interesave ku duhet komisioni për antikorrupsion të reagojë?

Kjo është BDI-ja e ditëve të sotme që nuk dallon nga e djeshmja, që thirret ne legjitimitetin e shqiptarëve, ndërsa turpëron vazhdimisht shqiptarët me Ejupat e “përjetshëm”, vëllezërit gjeni dhe me dhëndrin e “aftë” të Nevzat Bejtës!
Si subjekt politik kërkojmë përgjigje konkrete nga Komisioni për Anti korrupsion por edhe nga zv. Kryeministri Ljupco Nikolovski i angazhuar për luftën kundër korrupsionit përgjigje konkrete për kuadrot e BDI se a pajtohet me nepotizmin kadrovik të BDI-së për të ushtruar pozita të larta shtetërore, dhe а janë këta kuadrot profesional qe Kryeministri Zaev vazhdimisht paralajmëronte se institucionet shtetërorë do ti udhëheqin kuadro të aftë e të dëshmuar!

NA NDIQ NË FACEBOOK