Kosovë
Arrestohet një burrë dhe një grua nga Shqipëria për dyshimet mbi prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua dhe një burrë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘mundësim i prostitucionit’.
Në raportin 24-orësh të Policisë thuhet se gruaja është shtetase e Shqipërisë, ndërsa arrestimet janë bërë në Gjilan dhe Fushë Kosovë.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore e PK-së me 21.10.2020, janë arrestuar një mashkull dhe një f/k, si dhe një femër shtetase e Shqipërisë, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.




















