Connect with us

Lajme

Armenia sërish shkel armëpushimin, humbin jetën 4 civilë, përfshirë dhe një fëmijë

Publikuar

Të paktën 4 civilë humbën jetën dhe 10 u plagosën në një su lm të Armenisë ndaj vendbanimeve civile të Azerbajxhanit, duke e shkelur armëpushimin, transmeton Anadolu Agency (AA). Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi se ushtria armene ka zhvilluar su lme artilerike dhe me raketa ndaj qyteteve Goranboy, Terter dhe Berde.

Ndihmësi i presidentit të Azerbajxhanit, Hikmet Hacıyev, nga Twitter-i tha se për shkak të raketës së hedhur në Berde kanë humbur jetën 4 civilë, ndërsa janë plagosur edhe 10 civilë të tjerë në mesin e të cilëve edhe gra dhe fëmijë.

Ai rikujtoi se Ministria e Mbrojtjes e Armenisë sot ka njoftuar se “do ta su lmojmë fuqishëm Azerbajxhanin”, duke treguar se “Me këtë ata kanë të bëjnë me civilë, fëmijë dhe gra. Armenia vazhdon të kryejë krim lufte”.

Ndërkaq, Kryeprokuroria e Azerbajxhanit njoftoi se në su lm kanë humbur jetën dy gra, si dhe një vajzë 7-vjeçare. Armëpushimi i fundit i përkohshëm humanitar ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë i ndërmjetësuar nga SHBA-ja hyri në fuqi më 26 tetor që nga ora 8:00 e mëngjesit me kohën lokale (04:00 GMT).

.

NA NDIQ NË FACEBOOK