Sport
Angelovski: Kombëtarja më e mirë fitoi, gjyqtari ndihmoi kundërshtarin

Angelovski tha se ekipi i tij ka merituar ndaj Kosovës në gjysmëfinale të Play Off, dhe tani i duhet fitorja edhe ndaj Gjeorgjisë, për të siguruar evropianin.
“E di që duhej a zgjidhnim ndeshjen më herët. Ne patëm shanse me Goranin, Trajkovskin, por nuk i shfrytëzuam”, ka deklaruar Angelovski, përcjell lajmi.net.
“Këtu, Stole doli të jetë hero nga tragjedia e tij. Kishte dy ndërhyrje heroike. Skuadra më e mirë fitoi. Pavarësisht golit të ardhur keq, mendojmë se reaguam me kohë dhe nuk e humbëm kokën”.
“Ky është mentaliteti i fituesit që kemi, sepse shpesh kemi qenë negativ, kështu që në fund kemi fituar”.
“Nuk nuk dua ta komentoj gjykimin, por tani duhet të them se gjyqtari ishte më i mirë me kundërshtarin”./Lajmi.net/






















