Connect with us

Sport

Ancelotti: Inter mund të thyejë dominimin e Juventusit

Publikuar

Këtë fundjavë në ‘San Siro’ zhvillohet derbi më i madh lokal në futboll, me Interin që luan si vendas i Milanit.

Ancelotti që ka qenë pjesë e këtij derbi duke drejtuar Milanin, ka komentuar këtë përballje.

“Milani po luan shkëlqyeshëm. Pioli dhe Maldini kanë bërë një punë të jashtëzakonshme dhe ‘Rossonerët’ tani janë në rrugën e duhur. Të kesh një lojtar si Ibra në ekip është fat. Asnjëherë nuk kam dyshuar në cilësitë e Maldinit. Milan këtë sezon mund të përfundojë në top katër”, ka deklaruar Ancelotti, përcjell lajmi.net.

“Inter është forcuar mirë këtë verë, ata sigurisht që mund të thyejnë dominimin e Juventusit. Mendoj se do të jetë sezoni më i pasigurt në dekadën e fundit”./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK