Kosovë
Amerika arreston gjeneralin Cienfuegos, ministrin e kaluar të mbrojtjes në Meksikë

Ish ministri meksikan i mbrojtjes është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjenerali Salvador Cienfuegos Zepeda u prangos në aeroportin e Los Angellosit, ka njoftuar ministri i jashtëm i këtij vendi përmes një postimi në Twitter.
Qeveria meksikane e ka konfirmuar për BBC-në se ai u arrestua me një urdhër-arrest të lëshuar nga DEA-ja amerikane, transmeton Periskopi.
Ministri i jashtëm tha që priste të informohej mbi akuzat kundër gjeneralit Cienfuegos në orët e ardhshme.
Asnjë informacion shtesë nuk u ofrua.
Gjenerali Cienfuegos, 72 vjeçar, shërbeu si ministër prej vitit 2012 e deri më 2018 nën presidentin Enrique Pena Nieto.
Roli i tij si anëtari me pozitën më të lartë në forcat e armatosura nënkuptonte të kishte rol kyç në luftën e Mesikës kundër karteleve të drogës. /Periskopi



















