Connect with us

Sport

Akuzohet për falsifikim dokumentesh, Cobbinah në Gjykatë

Publikuar

me

Në prag të ndeshjes me Young Boys, në Europa League, Winful Cobbinah u pajis me pasaportë shqiptare nga presidenti Ilir Meta, për të bërë të mundur aktivizimin e tij si futbollist shqiptar në këtë sfidë, pasi e kishte të pamundur të merrte në kohë vizën për këtë transfertë.

Mirëpo futbollisti ganez ka probleme me drejtësinë shqiptare për falsifikim dokumentesh. Procedimi për këtë lojtar, që është bërë mollë sherri edhe mes forcave politike, ka nisur kohë më parë, ndërsa sot është paraqitur në Gjykatën e Tiranën në gjyqin që ka nisur ndaj tij me akuzën e falsifikimit.

Në shoqërinë e avokatit Edmond Selimi, Cobbinah është paraqitur në Gjykatë, e cila së shpejti do të marrë një vendim për këtë ngjarje.

MË TË LEXUARAT

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com