Connect with us

Kosovë

Akuza për sulm seksual: Politikanit Numan Baliqit i caktohet masa nga Gjykata Th. në Pejë

Publikuar

Gjykata Themelore e Pejës ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ish-ministrit të Shëndetësisë, Numan Baliq. Ai po akuzohet për veprën penale “sulm seksual” dhe është në paraburgim tash e 55 ditë.

Prokuroria Themelore në Pejë, pretendon se Numan Baliq duke qenë në cilësi të profesionistit shëndetësor e ka ngacmuar seksualisht viktimën – nënë dhe shoqëruese e fëmijës gjashtëmuajsh – e cila ishte e hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë në Spitalin e Pejës.

Baliq nuk e ka pranuar fajësinë për veprën penale që i vihet në barrë.

Ai kishte pasur karrierë të gjatë politike në institucionet e Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK