Kosovë
Aksion para Kuvendit, kërkohet tërheqja e Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca ku ndër pikat është edhe votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Derisa filloi seanca, jashtë objektit të Kuvendit është mbajtur një aksion simbolik ku kërkohej tërheqja e këtij projektligji.
Me motot “ Tërhiqeni ligjin”, “Vlera të paqes e jo të luftës”, “Jo ligj që ma ndalon lirinë e shprehjes”, “I keni harru viktimat”, Organizata Youth Iniciative For Human Rights, kanë mbajtur aktivitetin simbolik përmes të cilave kërkuan tërheqjen e projektligjit për vlerat e UÇK-së.
Përfaqësuese e organizatës Yihr ks, Trina Binaki, ka thënë se tërheqja nga votimi i projektligjit për vlerat e UÇK-së meqë sipas saj kjo nuk i ndihmon që të sillet drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.
Derisa ka shtuar se, ky i fundit përveç që cenon lirin e shprehjes dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk ndihmon në sjelljen e drejtësisë për viktimat e luftës.
“Sot yihr ks ka organizuar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar tërheqjen e projektligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, për shkak që ky projektligj është edhe sot në votim. Ne mendojmë që përveç e cenon lirin e shprehjes dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk ndihmon në sjelljen e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë…Në rastin më të mirë mosvotimi prej deputetëve të Kosovës”, ka thënë ajo.