Lajme
Aksident tjetër i rëndë në autostradën Tetovë-Gostivar, i dyti brenda ditës së sotme (VIDEO)

Para pak çastesh edhe një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tetovë-Gostivar, edhe ky aksident ka ndodhur në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti i parë i sotëm, përcjell in7.
Në vend ngjarje kanë dalë ekipe policor dhe skuadra e zjarrfikësve, ndërkaq rruga është e bllokuar, njofton ekipi i gazetarëve të in7 nga tereni.
Për momentin nuk raportohet për të lënduar apo humbje jetë, ndërkaq nga policia thonë se gjatë ditës së nesërme do të jepet raporti i aksidentit.



















