Kosovë
Aksident në Vitomiricë të Pejës, një person dërgohet në spital

Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në Vitomiricë të Pejës, mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e të cilit lëndime trupore ka pësuar ky i fundit.
Çiklisti është dërguar për trajtim mjekësor në spital, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen akoma.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:45 mes një automjeti dhe një çiklisti, si pasojë e aksidentit çiklisti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Rugova.



















