Sport
Ajax fiton 0:13, turpëron VVV Venlon

Skuadra e Ajax Amsterdam nuk ka treguar aspak mëshirë kundër VVV, duke i shënuar plot 13 gola për një fitore të thellë, shkruan lajmi.net.
Më i miri në këtë takim ishte Lassina Traore, i cili shënoi pesë gola për skuadrën e tij.
Dusan Tadic, Antony, Daley Blin, Jurgen Enkelenkamp (2x), Klaas Jan Huntelaar (2x) dhe Lisandro Martinez vulosën fitoren e madhe të Ajax.
Ajax Amsterdam tashmë shkon në kuotën e 15 pikëve, kurse VVV mbetet me vetëm pesë pikë të grumbulluara.
Një fitore kaq e thellë na kthen mbrapa në kohë kur Gjermania triumfonte ndaj San Marinos. /Lajmi.net/






















