Kosovë
Aida Dërguti dhe Shqipe Pantina në shërbime diplomatike? Vjen reagimi i zëdhënëses së PSD-së

Sot është raportuar se ish-deputetja Shqipe Pantina, do të dërgohet ambasadore në Japoni. Ndërkohë është raportuar edhe se Aida Dërguti poashtu do të punësohet në diplomacinë kosovare, përkatësisht si nëpunëse në ndonjërën prej konsullatave.
Lidhur me këtë, Natyra Kuçi e PSD-së, ka reaguar duke thënë Aida Dërguti dhe Shqipe Pantina ka një kohë të gjatë që nuk janë të angazhuara në asnjë prej forumeve udhëhqeëse të PSD-së”.
Ky është reagimi i plotë i znj. Kuci:
Raportimet se PSD po vazhdon të bashkëpunojë me partitë në qeveri është i pavërtetë. Asnjë prej mediave që e nxorrën këtë “lajm” nuk e ka kontaktuar PSD-në para publikimit.
Aida Dërguti dhe Shqipe Pantina ka një kohë të gjatë që nuk janë të angazhuara në asnjë prej forumeve udhëheqëse të PSD-së.
Gjithsesi, Aidës dhe Shqipes i dëshirojmë sukses në rrugën e tyre dhe besoj që do të jenë vlerë e shtuar në cilindo fushë të jetës publike në të cilën zgjedhin të angazhohen.





















