Sport
Agjenti i Zaniolo: Të gjitha top skuadrat donin shërbimet e tij

Lojtari italian, i cili shihet në mesin e futbollistëve më premtues në Evropë, duket se tërheq vëmendje të madhe nga top skuadrat evropiane.
Anëtari i Romës ndonëse ka vuajtur nga disa lëndime, akom nuk ka dalë nga lista e lojtarëve me potencial të madh.
Sipas agjentit të lojtarit, Nicolo Zaniolo është kërkuar nga të gjitha skuadrat e mëdha të Evropës.
“Të gjitha top klubet janë interesuar për Nicolon. Pastaj lëndimi, koronavirusi dhe më pas ndryshimi i krerëve të klubit ndryshuan situatën”, ka thënë Claudio Vigorelli, transmeton lajmi.net.
“Nicolo po bën më mirë, ne shpresojmë që ai do të kthehet në kohë për Kampionatin Evropian, por ne nuk mund të nxitohemi. Friedkin menjëherë ka futur Nicolo në qendër të projketit dhe jemi krenar me këtë”, shtoi agjenti.
Nicolo Zaniolo pëlqehet jashtëzakonisht shumë nga Juventus, por me lojtarin ka edhe skuadra të tjera që janë lidhur. Konkurrenca do të jetë e madhe për ta larguar atë nga Roma. /Lajmi.net/


















